KreuFashion

Fundet ‘hippie’ pas të cilave do të çmendemi këtë pranverë!

 

Çdo gjë e vjetër, është sërish e re dhe kjo është e bukura e modës.

Ndonëse jemi ende në dimër dhe pranvera do edhe një muaj që të vijë, tani është fiks momenti për të marrë informacionet për trendet që do të jenë kryefjala e stinës së luleve.

Kësaj here do të flasim për fundet, e duket se krjuesit e stilit kanë sjellë edhe një herë në vëmendje prerjet dhe modelet ‘hippie’, të cilat do t’i shohim kudo gjatë gjithë pranverës dhe verës së 2020-ës.

‘Fuqia’ e këtij modeli fundi qëndron në faktin se ai është lehtësisht i kombinueshëm; duke krijuar një ‘look’ të shpejtë e interesant. Nga dita e po ashtu në darkë, nga zyra e deri tek xhirot e pasdites, fundi bohemian duket se gjen hapësira për t’u përdorur kudo e kurdo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF