Dhe pse është duket një natë e qetë kjo mes dy anëtarëve të jurisë Hervin Çuli dhe Olti Curri, të cilët edhe debatojnë më shumë në Top Talent, vijimi nuk ka qenë I tillë. Ka qenë pikërisht një nga konkurrentet, Marina, futbolliste e ekipit të Bilishtit, e cila e veshur me uniformë sportive dhe top futbolli në dorë bëri një përshkrim të vështirësive që vajzat futolliste kanë.
Aq më tepër të zonës së saj, ku përsos paragjykimit ekzistojnë dhe mjaft vështirësi fizike. Tre anëtarët e jurisë, Olti, Anita dhe Jonida votuan për vijimin e saj në garë, ndërsa Hervini u shpreh se nuk e kuptonte pjesëmarrjen e saj në Top Talent, pasi nuk e bindte performanca e saj si gazetare.
Por, Olti ndërhyri që ajo si profesioniste futbolli që është, mund të mos jetë thjesht një gazetare apo prezantuese, siç kemi shumë të tilla, por mund të jetë një opinioniste futbolli. Fjala “opinioniste” duket se ka irrituar Hervinin, I cili nuk ishte dakord aspak duke ngritur tonin dhe reaguar se “Në Shëqipëri opinionistët janë bërë profesione”. Megjithatë Marina e kaloji sfidën e kësaj nate, ndërsa nuk dimë se si do ta bindë në vijim Hervinin, që e ka merituar vendin e saj.