KreuFashion

I pari i këtij lloji në Shqipëri; Ora News së shpejti me një ‘reality-show’!

Ekrani i Ora News do të sjellë së shpejti një shoë televiziv, ku disa prej virtyteve më të mira të një personi do të vihen përballë sfidash e lojërash.  Bukuria, inteligjenca, humori do të ndërthuren me njëra tjetrën nëpërmjet lojërave të ndryshme duke krijuar një super spektakël, i pari i këtij lloji në ekranet shqiptare.

Në videon promovuese të këtij programi ftohen të gjithë ata që pëlqejnë televizionin, sfidat e po ashtu kanë besim në atë çfarë mund të japin nga vetja, për t’u bërë kështu pjesë e ‘reality-shoët’ më të ri në Ora News.

Drejtuesit e televizionit ja kanë besuar moderimin e këtij programi bukuroshes Xhesi Muçaj, e cila vjen nga një eksperiencë dy vjeçare në ekranin e Top Channel si moderatore dhe gazetare.

 

 

A jeni gati? Spektakli me i madh i sjelle ndonjehere ne ekranet shqiptare. And guess what? ….. ??

A post shared by Xhesi Muçaj (@xhesimucaj) on

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF