Tv Klan ka menduar një kombinim mjaft interesant për programin e ri që do të nisë së shpejti në këtë ekran.
Fasha e orarit të drekës në transmetimet e Tv Klan i është besuar shefit të kuzhinës Arvin Kita dhe aktores Marjana Kondi, pasi duket se dyshja do të vijë me një program që do të quhet “Aromë Dreke”.
Sigurisht që fokusi kryesor i këtij programi do të jetë gatimi, por duke patur parasysh emrin e Marjana Kondit, me siguri aty nuk do të mungojë as humori dhe batutat.
Humor dhe gatim duket një kombinim mjaft interesant për orarin 11:00 të drekës, ndaj detajet e mëtejshme mbeten për t’u parë.