Mbrëmja e së martës (4 shkurt) çeli siparin e edicionit të 70-të të Festivalit të Këngës në Itali, Sanremo.
Tiziano Ferro ishte i ftuari special i mbrëmjes së parë të Sanremo, dhe ylli Italian kishte zgjedhur për të përshëndetur publikun, këngën “Almeno tu nell’Universo” kënduar në po të njëjtën skenë nga Mia Martini në vitin 1989.
Tejet i emocionuar për rikthimin e tij para publikut Italian, e po ashtu edhe tonalitetet e vështira të këngës, bënë që Ferro të stononte pak gjatë performancës, gjithsesi ai pati gjatë gjithë kohës mbështetjen e publikut.
Pasi përfundoi këngën, Ticiano e pati të ëvshtirë të mbante lotët e teksa moderatori Amadeus ju bashkua në skenë, këngëari i pëshpëriti “Shkatërrova gjithçka”!
Duartrokitjet dhe ovacionet për Ferron nuk munguan në asnjë moment dhe Tiziano falenderoi i pëlotur publikun, ndërsa për këngën e Mia Martinit ai u shpreh se është një ndër këngët më të ëvshtira, por është i kënaqur që të paktën e provoi.