KreuFashion

Ngjyra e buzëkuqit të Pranverës? Jua tregojnë të famshmet shqiptare!

Ndërsa të gjithë mezi po e presim stinën e bukur të pranverës, disa informacione për t’u njohur me trendet që do të udhëheqin muajt e luleve do të ishin të nevojshme për këdo.

Make-Up artistët e njohur kanë thënë fjalën e tyre sa i përket grimit që do të ‘drejtojë’ vitin 2020, por kësaj here duam t’i kushtojmë rëndësi të veçantë buzëkuqit të pranverës së këtij viti.

Duket se buzët tona këtë praneverë do të kenë nuancat e tullës me të gjitha drejt hijet e saj, që ndonjëherë shkojnë edhe në tonalitete portikalli, por jo fort e ndezur.

Selena Gomez teksa u fotografua këtë të premte në New York, u shfaq me një grim minimalist e të pastër, duke bërë që e gjithë vëmendja të shkojë tek buzët e artistes. Një buzëqkuq në ngjyrë koral ja ka ndriçuar edhe më shumë portretin e ëmbël bukuroshes Gomez.

Trendin e fundit të ngjyrës së buzëkuqit duket se e kanë ndjekur edhe të famshmet shqiptare, të cilat në daljet publike së fundmi kanë zgjedhur nuancat e tullës për të plotësuar grimin e tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF