Nëse deri tani nuk ju është dukur shumë interesant dollapi i mamit, mendohuni edhe një herë, madje shkoni futjuni me ‘kokë’ sepse me shumë mundësi do të gjeni aty veshje, të cilat krijuesit e stilit e modës, kanë vendosur t’i risjellin në vëmendje.
Moda e asaj dekade është cilësuar si e guximshme, ku zinin vend vatat e mëdha në supe, bluza ‘oversize’, lëkura, etj. E pra, duket se gjithçka e atyre viteve është rikthyer sërish.



















