KreuFashion

Vuante nga kanceri; ndahet nga jeta aktorja 15 vjeçare!

Ajo sapo kishte nisur të shkëlqente, por fati deshi që Nikita Pearl të mbyllte sytë përgjithmonë në moshën 15 vjeçare.

E njohur për rolin e saj në filmin bazuar në histori të vërtetë “Mbretëresha e Katwe’s”, aktorja adoleshente fatkeqësishtnuk  do të mund të bëjë më asnjë rol. Nikita nga Uganda u diagnostikua me kancer në vitin 2016, e për katër vite ajo bashkëjetoi me sëmundjen e tmerrshme.

Ndonëse në vitin 2017, mjekët i kishin thënë se Nikita është shëruar nga tumori, fatkeqësisht vitin e kaluar u diagnostikua me një tumor tjetër, i cili doli të jetë fatal për jetën e vogëlushes.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF