KreuFashion

Dhe nusja veshi…çfarë i deshi kokrra e qejfit!

 

Pse të mos sjellim një nuse aspak tradicionale këtë sezon, duke hequr dorë nga fustani i bardhë klishe, e akesorët e pastër të një nuseje të zakonshme.

Prestigjozja Marie Claire ka formuluar disa detaje ekstravagante në paraqitjen e një nuseje moderne, ekstroverse, dhe shumë ndryshe nga një nuse ‘normale’.

Nga kapelet e mëdha, një palë taka në ngjyrë blu, perla në kokë, apo një kostum pantallona-xhaketë; gjithçka duhet të dini për të qenë një nuse ndryshe, të dalë krejtësisht nga kornizat:

Aspak fustani klasik i një nuseje; kjo veshje fund i bardhë e ‘crop top’ i zi do t’ju kthejë në nusen më të veçantë që të ftuarit në dasmën tuaj kanë parë ndonjëherë në jetën e tyre.

Kapele e bardhë; një nuse ndryshe do ta zëvendësonte pa asnjë problem vellon  me një kapele të tillë

Perlat mos i vini në qafë; (në fakt e bëjnë të gjitha nuset), kështu që bëni një stilim interesant në kokë me perlat që ju dhuroi nëna apo vjehrra juaj.

Kostum i bardhë me pantallona; Thuaj ‘Po’ e veshur me pantallona. Merr një sugjerim nga dhëndri duke shkuar drejt altarit me kostum pantallona-xhaketë.

Diçka blu në veshjen tuaj; përshembull një palë taka në këtë ngjyrë

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF