Drejtori krijues i Burberry, Riçardo Tisci prezantoi koleksionin Vjeshtë 2020, para 800 të ftuarve, mes të cilëve ishin Naomi Campbell, Cate Blanchett, Hunter Schafer etj.
Nëse të ftuarit prisnin një koleksion me printin identifikues të Burberry si dhe stilin klasik të një të apasionuari pas hipizmit gaboheshin!
Shtëpia e modës kësaj here kishte vendosur t’i surprizonte të ftuarit teksa prezantoi modele aspak në ‘natyrën’ e Burberry, ndërsa një vëmendje maksimale në këtë koleksion kanë marrë këmishat dhe fustanet me tre jaka, të cilat duket se do të ndryshojnë historinë e një këmishe klasike.
Burberry ka bërë një lojë të guximshme me prerjet e këmishave dhe fustaneve, teksa ka krijuar nga një çarje (jakë) të re në secilin sup.
Ne u dashuruam me këtë lloj prerje dhe që tani e imagjinojmë një zonjë në zyrë teksa heq xhaketën dhe zbulon supet nëpërmjet këmishës trejakëshe.



















