KreuFashion

Koleksioni i fundit “Conscious Collection” i H&M është thjesht Perfekt!

H&M u frymëzua nga Epoka e Artë e udhëtimit me tren – konkretisht Le Train Bleu, treni elegant që shkonte nga Calais në Côte d’Azur në vitet 1920 – për ofertën e tij të fundit Conscious Exclusive. Koleksioni përdori materiale të ricikluara dhe pëlhura të mbetura nga koleksionet e mëparshme për të krijuar diçka “timeless” por të lezetshme.

“Ekipi i Conscious Exclusive konsideroi qëndrueshmërinë emocionale dhe jetën e përtejme të rrobave që ata dizenjonin me kujdes, si asnjëherë më parë. Ekipi ka dyfishuar përbërjen e pëlhurës, së bashku me përdorimin e metodave të ngjyrosjes që vijnë me më pak ndikime në mjedis – ne kemi përdorur një bojë natyrale të bërë nga bazat e kafesë të mbledhura nga zyrat e prodhimit të vetë H&M. Ne jemi të përkushtuar për një qasje vërtet holistike ndaj qëndrueshmërisë, si dhe në krijimin e pjesëve speciale që do të zgjasin një jetë, “Ann-Sofie Johansson, creative designer në H&M, shpjegoi për iniciativat e markës .

Ajo që rezultoi është një koleksion i xhinseve të ndara, fustane dhe disa copa me shirita francezë që lehtë mund të bëhen elementë verorë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF