Sallatë me kërpudha, spinaq dhe proshutë të tymosur
Përbërësit
– 400 gr kërpudha
– 400 gr proshutë e tymosur
– 200 gram spinaq
– 3 lugë vaj ulliri
– 1 lugë mustardë
– lëng limoni
– majdanoz
– kripë dhe piper
Përgatitja
Pastroni kërpudhat dhe pritini hollë, më pas futini në ujë me limon për pak minuta.
Pastroni spinaqin dhe pasi ta keni zier pak, kullojeni dhe vendoseni në pjatë.
Shpërndani sipër fetat e proshutës së tymosur dhe kërpudhat.
Vendosni më pas në një tas 3 lugë mustardë, shtoni vaj ulliri, lëngun e një limoni, kripën e piperin.
Mbyllini kapakun dhe përziejini bashkë. Spërkatni proshutën dhe kërpudhat me salcën e përgatitur dhe në fund dekorojeni me feta limoni dhe gjethe majdanozi.
Për dekor dhe për një sallatë më të ushqyeshme mund t’i vendosim edhe një vezë të zier!



















