KreuFashion

Ndodh mrekullia: Futbollisti i njohur zgjohet nga koma, pas tre vjetësh!

Tre vite më parë ai ishte një ndër emrat e rinj më premtues në fushën e futbollit, por fatkeqësisht, ëndrra e të riut u pre në mes si pasojë e një aksidenti të pësuar në fushë gjatë një ndeshje miqësore, ku fatkeqësisht i riu ra në gjendje kome dhe qëndroi ashtu për tre vite.


Por mrekullia ndodhi dhe Abdelhak Nouri që tre vite më parë luante me ekipin e Ajax-it sapo ka dalë nga koma dhe ka trupi i tij ka nisur të reagojë.


Në një prononcim mediatik, vëllai i futbollistit është shprehur se Abdelhak po përmirësohet, është rikthyer në jetë dhe është shumë i ndërgjegjshëm se çfarë ka ndodhur me të.

Ai ende nuk lëviz dot asnjë gjymtyrë, e po ashtu as nuk komunikon dot, por emocionet arrin t’i shprehë nëpërmjet mimikave.

I vëllai ka treguar se kur ata të dy shohin ndeshje futbolli në tv, ish-futbollisti buzëqesh dhe duket i kënaqur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF