KreuFashion

Stilisti Sergio Rossi vdes nga Koronavirus!

Lamtumirë një prej emrave më të njohur të prodhimit të këpucëve, që u nda sot nga jeta si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.

Sergio Rossi, stilisti i famshëm italian mbylli sytë përgjithmonë nē moshēn 84 vjeçare mëngjesin e së premtes dhe mediat italiane raportojnë se prej ditêsh ai ishte i shtruar në një spital në Cesena provincë e qytetit të Emilia-Romagna, një prej zonave më të prekura nga pandemia.


Lajmin e hidhur e ka bërë publik Shefi Ekzekutiv i brandit prestigjoz, Riccardo Sciutto nëpërmjet një postimi ku shkruante:

“Ai ishte një mjeshtër. Ishte kënaqësi e madhe ta takoja. Ai ka qenë dhe do të jetë udhëzuesi ynë shpirtëror”


Krijimet e Sergio Rossi-t kanë qenë shpesh edhs zgjedhje edhe e stilistëve të tjerë si; Versace, Dolce & Gabbana, Azzedine Alaia dhe po ashtu emra të njohur të showbiz-it botëror si Rihanna, Lupita Nyongo, Paris Hilton etj e kanë stilistin italian ndër të preferuarit e tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF