KreuFashion

Nga Jennifer Garner te Gwen Stefani, pas tradhëtive qëndron babysitteri!

Nga Jennifer Garner te Gwen Stefani, pas tradhëtive qëndron

Joshja e parezistueshme e baby sitter-it nuk eshte e panjohur. Rasti më i njohur, ai që dukej si një nga çiftet më solide të muzikës ndërkombëtare ishte ai i pop star-it Gwen Stefani dhe këngëtari e aktori Gavin Rossdale. Pak para se te publikohej lajmi për divorcin e çiftit, që kishin tre fëmijë së bashku, u zbulua edhe shkaku i ndarjes: Rossdale e tradhtonte prej tre vjetësh ish-liderin e ‘No Doubt’ me dadon e fëmijëve të tyre, një e re australiane që quhet Miny Mann. Ishte vitit 2015 dhe kjo ishte nje nga ngjarjet me te bujshme te atij viti.

Por, historitë me dado mes çifteve VIP janë mjaft të shpeshta.
Kujtojmë këtu Jude Low që dilte me dadon teksa ishte i lidhur me Siena Miller; Ethan Hawk i cili pasi e tradhtoi bashkëshorten e tij Uma Thurman, u martua me dadon dhe bëri edhe 2 fëmijë të tjerë; Arnold Schwarzenegger arrit të mbante të fshehtë për 15 vjet fëmijën jashtë martese të lindur nga historia e tij me dadon e familjes, por me ta mësuar lajmin, bashkëshortja e tij Maria Shriver e la pas 25 vjetësh martesë. Dhe duket se edhe divorci i një prej çifteve më të qëndrueshëm të Hollivudit, Ben Affleck dhe Jennifer Garner erdhi nga një dado.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF