Nga Ilda Lumani
Meqë shoqëria na vuri në sfidë sot drekën e monitoruam hap pas hapi ?
Strudel me rikota dhe spinaq
Recetë nga njëshat e gatimit Giallo Zafferano
Përbërësit që i hodha unë
1 – Ricota- Meqë nuk kisha në frigorifer dhe nuk kisha ndërmend të thyeja izolimin, e bëra sikundër e kanë bërë mamatë tona. Zjeva kos dhe u bë super fare ?
2- Spinaq
3- Djath kaçkavall
4 – Gjalp
5- Fara kungulli (stika pishe janë të recetës origjinale, por mua te kungullit më ndodheshin ☺️)
6 – Vezë 2 kokrra
7- Kripë
8 – Piper
9 – Sfoliate
Përgatitjen e kam xhiruar hap pas hapi dhe përfundimi nuk ka dalë i keq ?







