Nga Eriselda Pipero*/ Kirurge Orale
Të gjithe ne po përjetojmë ndryshime të mëdha këto ditë. Coronavirusi i ri ka influencuar në jetën tonë në disa mënyra.
Ndërkohë që ka plot gjëra që ne aktualisht nuk mund t’i bëjmë, së paku ne mundemi akoma të kujdesemi për shëndetin tonë.
Duke qenë se të gjitha klinikat private dentare kanë pezulluar aktivitetin e tyre deri në një afat të pa përcaktuar është më e rëndësishme se kurrë qe ne të kemi një kujdes të shtuar për higjenën dhe kujdesin oral.
Ja disa këshilla që ne sugjerojmë për të gjithë ju:
1- Së pari lani durt mirë për të paktën 20 sek para dhe pas kujdesit personal dentar.
2- Lani dhëmbët dy herë në ditë. Kujdes të pastroni sipërfaqet ku grumbullohen ushqimet dhe mos harrojmë të lajmë dhe gjuhën.
3- Përdorni fillin dentar të paktën një herë në ditë. Kjo ndihmon të pastroni pllakën dhe bakteret në hapësirat ku furça nuk mund të futet.
4- Përdorni shpëlarësit e gojës – Për të vrarë bekteret dhe larguar pllakën.
5- Hani në mënyrë të shëndetshme. Evitoni ushqimet me sheqer dhe ato ngjitëse mbas sipërfaqeve dentare.
6- Evitoni pijet me sheqer dhe ato me gaz. Zëvendësoini ato me kos, qumësht apo lëngje frutash të shtrydhura vetë.
7- Pini sa më shumë ujë, gjatë kohës që ushqeheni dhe midis vakteve. Do ju ndihmojë të largoni acidet.
8- Mos pini duhan. Duhani ul fluksin e gjakut në gojë duke favorizuar shtimin e baktereve në kavitetin oral.
Në normalitetin tonë koha nuk është shpesh e mjaftueshme për të edukuar fëmijët sesi të kujdesen për dhëmbët. Kjo është koha më e mirë për t’i mësuar ata me një rutinë për higjenën orale. Instruktoini ata se si t’i lajnë dhëmbët dhe sygjerojni një furçë elektrike kur e kanë të vështirë përdorimin e furçës manuale.
Çfarë duhet të bëjmë një një rast urgjence?!
Kur keni dhimje, enjtje apo frakturë të dhëmbëve duhet të drejtoheni pranë klinikës stomatologjike universitare pranë spitalit „Nënë Tereza“. Një staf i mrekullueshëm stomatologësh po bëjnë një punë të shkëlqyer duke ju ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve në rast urgjence.
*Drejtuese e Klinikes PIPERO DENTAL STUDIO/ Rr.Ndre Mjeda, Rezidenca Alba. Kontakt: 0672052437



Kushtuar Italisë së bukur…



Recetë: Tavë me perime franceze












Pse – të e Dr. Gerës

