
Ndonëse ditën e djeshme u identifikuan 34 raste me COVID-19, numri më i lartë i këtyre ditëve, për Institutin e Shëndetit Publik ky fakt nuk nënkupton se kaloi piku i pandemisë.
Gjatë përditësimit të të dhënave, specialistja e ISHP-së, Marjeta Dervishi deklaroi se në këto raste kemi të bëjmë me përhapje të virusit në grupe të caktuara. Mes të tjerash ajo tha informacion mbi gjendjen e të burgosurve që janë prekur nga koronavirusi, numri i të cilëve ka shkuar në 14.
Dje ka qenë shifra më të larta me COVID-29 në vendin tonë.
Pavarësisht shifrave, nuk mund të themi se është piku, pasi kemi të bëjmë me një përhapje në klastera, apo grupe të caktuara, dhe nuk kemi të bëjmë me një përhapje në komunitet.
Ndërkohë vazhdon testimi i personave simpotmatik dhe i atyre asimptomatik gjithashtu.
Është theksuar vazhdimisht hetimi epidemiologjik që po kryhet për të gjitha rastet e konfirmuara. Gjatë hetimit kryhet gjurmimi i kontakteve. Dhe një pjesë e këtyre kontakteve mund të jetë asimptomatik.