Me nisjen e pandemisë së Covid-19 në vendin tonë, programe e spektakle të ndryshme në ektanet shqiptare e patën të pamundur vazhdimin e transmetimeve pasi shumica prej tyre kishin numër të madh pjesë të stafit si dhe në skenaret e disa prej programeve përfshihej inferaktiviteti me njerëz të ndryshëm.
Thuajse dy muaj pas pezullimit të disa prej emisioneve më të ndjekur, me zbutjen e pandemisë disa prej autorëve dhe moderatorëve kanë vendosur të rinisin transmetimet.
Pak ditë më parë Arbana Osmani kërkoi nga ndjekësit e saj, ide dhe sugjerime për mënyrën e vazhdimit të “Dua të të bëj të lumtur” duke ruajtur distancat dhe respektuar disa rregulla që do të pengonin përhapjen e Covid-19.
Arbana dhe stafi i saj ka nisur punën dhe më 16 Maj, “Dua të të bëj të lumtur” do të nisë sërish transmetimin në Top Channel.
“Portokalli” gjithashtu e ndërpreu transmetimin e spektaklit për t’u rikthyer të dielën e 10 Majit për të gjithë dashamirësit e spektaklit të humorit.
Por më shpejt se çdo program tjetër do të rinisë transmetimin programi kushtuar fëmijëve “Në kurthin e piter pan” që pritet të rishfaqet këtë të hënë në orën 20:15.
Nuk e dimë se ç’mënyra kanë gjetur drejtuesit dhe autorët e këtyre programeve për t’u përshtatur me situatēn e Covid-19, por rinisja e këtyre programeve është një lajm i mirë për të gjithë teleshikuesit.