KreuFashion

Ndërron jetë Maks Velo, një jetë e dedikuar arkitekturës shqiptare!

Ndërron jetë Maks Velo, një jetë e dedikuar

Maks Velo ka nderruar jetë, në moshën 84-vjeçare. I njohur si piktor, arkitekt, studiues dhe shkrimtar, Maks Velo është një humbje e madhe në artin Shqiptar!

Lindur në Paris dhe i rikthyer menjëherë në Korçë, Velo u diplomua në Institutin Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit.

Simboli i dimensionit të lirisë jo vetëm në arkitekturë, por edhe në pikturë e ideologji, Maks Velo u shua këtë të enjte në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ku ishte shtruar disa ditë më parë për shkak të shëndetit të dobët.

Prej disa vitesh, Velo vuante nga anemia, por nuk e la kurrë aktivitetin e tij, e kohët e fundit e kemi parë të mbronte kauzën e aleancës për mbrojtjen e teatrit kombëtar.

Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura ” etj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF