14 fëmijët e pasarelave të yjeve Hollywood-janë!

Prindërit e tyre janë disa prej yjeve më të njohur të hollivudit.

Genet e bukura nuk i kanë munguar, e ndoshta edhe pak të ndikuar nga jeta nën prozhektorë të prindërve të tyre, disa prej fëmijëve të të famshëmve të botës kanë zgjedhur fushën e modelingut. E nëse fillimi ka qenë të ndikuar nga profesionet e mamit dhe babit, më tej ata kanë vazhduar vetë rrugën nëpër pasarela duke u kthyer në emrat më të lakmuar nga stilistët. Nga vajza e Michael Jackson e deri tek djali i Pamela Anderson, ne ju sjellim fëmijët e pasarelave me prindër të famshëm!

Ava Phillipe, 20, është vajza e  Reese Witherspoon dhe Ryan Phillippe. Ajo e ka nisur karrierrën e saj duke modeluar për herë të parë për Rodarte

Cordell Broadus, 23,është djali i Snoop Dogg dhe Shante Broadus. Ai ka modeluar në pasarelat e Milanit, dhe New Yorkut për Dolce & Gabbana dhe Philipp Plein

Christian Combs, 22, është djali i Sean ‘Diddy’ Combs dhe të ndjerës Kim Porter. Ai ka modeluar në pasarelat e Dolce & Gabbana në Milano

Liv Freundlich, 18, vajza e Julianne Moore dhe Bart Freundlich. Ajo ka modeluar për  koleksionin më të fundit të J.Crew në javën e modës

Paris Jackson, 22,  është vajza e Michael Jackson dhe Debbie Rowe. Paris është modele revistash

Manolo Vergara, 28,  është djali i Sofia Vergara dhe ish-bashkëshortit Joe Gonzalez.  Ai e filloi karrierrën e tij fillimisht duke marrë pjesë në fushatën e nënës së tij të ‘Head&Shoulders’ dhe debutoi në Paper Magazine ku ju hapën dyert në botën e modelimit

Sistine Stallone, 22, është vajza e Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin. Përveç pjesmarrjes në tapetin e kuq përkrah babait të saj Sistine ka punuar edhe për  për revistën Vogue, Fay dhe Chrome Hearts

Presley dhe Kaia Gerber, 21 dhe 19, janë fëmijët e Cindy Crawford dhe Rande Gerber. Presley ka modeluar për Moschino, për CR Fashion Book, dhe ka marrë pjesë në fushatat e Dolce & Gabbana dhe Calvin Klein. Kaia Gerber nga ana tjetër ka modeluar që prej moshës 10 vjeçare për versacce dhe ka një karrierrë shumë të suksesshme

Brandon Thomas Lee, 24, është djali i Pamela Anderson dhe Tommy Lee. Ai është pjesë e fushatës së Dolce & Gabbana

Zow Kravitz, 32,  vjeç është vajza e Lisa Bonet and Lenny Kravitz. Ajo ka modeluar për një sërë brandish të njohura si Yves Saint Laurent Beauty, Alexander Wang, dhe Calvin Klein

Jaden Smith, 22,  është djali I Jada Pinkett Smith and Will Smith. Falë stitlit të veçantë që e karakterizon para dy vitesh ai ishte fytyra e re e koleksionit të Louis Vuitton

Scott Eastwood, 34, është djali I Clint Eastwood and Jacelyn Reeves. Që prej 2013-ës ai ka modeluar për Hugo Boss

Lily Rose Deep,19, është vajza e Johnny Depp and Vanessa Paradis. Ajo ka krijuar karrierrën e saj të modelingut falë pjesmarrjes dy vite me pare në shfaqjen e Chanel ku la shumë mbresa

Brooklyn dhe Romeo Beckham,21 dhe 18, janë djemtë e David and Victoria Beckham. Brooklyn ka pozuar për e New York Times‘s style magazine T ndërsa Romeo ka qene  pjesë e fushatës së Burrberry

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article