KreuCelebrity

Fotot e puthjes me Katie Holmes bënë xhiron e internetit, e fejuara e lë 33 vjecarin ne cast me nje mesazh!

Është konsideruar gjithmonë një vajzë e rregullt, një vajzë e “mirë”, por edhe Katie Holmes e shkeli këtë radhë. Aktorja e famshme u fotografua duke u puthur në rrugë me shefin e kuzhines Emilio Vitolo Jr, ndërkohë që sipas Daily Mail, e dinte fare mirë që ai ishte i fejuar me Rachel Emmons.

Rachel sapo pa fotot e publikuara online, i dërgoi menjëherë mesazh 33 vjecarit duke e njoftuar për ndarjen, mori rrobat dhe u largua nga shtëpia që ndanin bashkë.

Holmes e kishte vuajtur shumë me ndarjen me Jamie Foxx vitin e kaluar, dhe shkak ishte pikërisht fakti që ai flirtonte me femra të tjera.

Dhe ndërkohë, këtë radhë, “femra tjetër” u bë ajo vetë. Por burime pranë saj thanë se nuk e vret shumë ndërgjegja, pasi me Emilion, 41 vjecarja ndihet “ si një adoleshente e dashuruar” .

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF