KreuCelebrity

Foto e Elgidit me të birin Krid, tani është tatuazh në parakrahun e artistit!

 

Kantautori Elgit Doda ka gjetur një mënyrë tejet origjinale për të përjetësuar një kujtm të verës së kaluar me të birin Krid.

Një foto e shkrepur në bregdet, teksa perëndimi ka puthur detin, ndërsa babi Elgiti dhe vogëlushi Krid kanë krijuar një imazh që nuk ka asgjë më pak se një kartolinë.

Pikërisht këtë moment, fiksuar në një foto kantautori e ka bërë tatuazh në parakrahun e tij, si gdhendja më e vyer në trupin e tij.

Elgiti dhe partnerja e tij Klea Huta mirëpritën në jetën e tyre vogëlushin Krid më 4 qershor të këtij viti, dhe prej asaj dite ditënetët e çiftit kanë një lajtmotiv; të voglin Krid.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF