KreuArt

TIFF 2020: Filmi “Shija e derrit”nderohet me cmimin special!

“Shija e derrit” me skenar dhe regji të Elvis Lule, nuk mund të kalonte pa një nderim në Tirana International Film Festival.Filmi që rrëfen historinë dramatike të një familjeje shqiptare të shtresës së ulët, e cila lufton për të mos iu dorëzuar skamjes, është vlerësuar me cmim special.

Vetë Lule e njoftoi lajmin e mire në Instagram ku kanë vërshuar urimet dhe komplimentet për të.

 

 

Falenderoj te gjithe bashkepunetoret ?❤️ @lulzimzeqja @artasselimi @artan.islami @danielazeneli1 @tiranafilmfestival @nationalfilmcenter dhe ne veçanti mikun tim dhe Producentin @regiscanameri qe e beri te mundur.

A post shared by Elvis Lule (@elvislule) on

Filmi me metrazh të shkurtër solli në role kryesore aktorët Lulzim Zeqja, Arta Selimi dhe Artan Islami, ndërsa me potencial të madh konsiderohet dhe zbulimi i ri, Juri Zeneli.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, festivali këtë vit u zhvillua online. Filmi më I mirë në edicionin e sivjetshëm u shpall “Zana” me regji të Antoneta Kastratit.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF