Gazetarja Ilva Tare bën pjesë tek mamat supersticioze që nuk pëlqen të ekspozjë fëmijët e saj në rrjete sociale, e si e tillë postimi i ditës së sotme në instagramin e mam Ilvës nuk mund të mos rrëmbente vëmendjen tonë.
I biri i gazetares, Thomas mbush sot 3 vjeç dhe si rrallëherë mami u tregua tejet bujare duke ndarë një video dhe foto të të voglit, që kësaj here zgjodhi të prezantohej vetë.
Thomas turns 3 today… God exists? #thomaseduard #blessed #happybirthday #happymom
“Thomas Eduart”; dëgjohet të thotë në video djali i ditëlindjes që është, duke na u prezantuar vetë me sytë që i qeshur dhe kaçurrelat që i bien në fytyrë.
Ilva Tare është e martuar prej vitesh me ish-deputetin Eduart Selami dhe janë prindër të dy fëmijëve; Melody 5 vjeç dhe Thomas 3 vjeç.