Prej një viti këngëtarja nga Kosova Genta Ismajli po jeton një histori tē bukur dashurie me partnerin turk Usta.
Historia që duket se ka nisur nga njē trëndafil prej letre në vetëm pak kohë u kthye në dashurinë e jetës për artisten Ismajli.
Në njē intervistë tē dhënë për revista ‘Who’ Genta ka treguar me detaje pēr takimin e parë me biznesmenin turk Usta njohja me të cilin ka ndodhur nē Prishtinē nga miq tē përbashkēt të dyshes.
“Ishim për një darkë me miq të përbashkët në një restorant në Kosovë. Aty u pamë dhe komunikuam për herë të parë…Duhet të jemi parë me njëri-tjetrin për 10-15 minuta, më pas ai nisi të bëjë një trëndafil me letër, me pecetë. U çua në këmbë dhe ma dhuroi në mes të një tavoline mbushur plot me miq të njohur dhe të panjohur dhe unë e pranova. Po atë natë Usta kishte ditëlindjen dhe në momentin kur erdhi torta më kërkoi të ulesha pranë tij, ‘dua të të jap një copë tortë’ ma bëri me shenja. Aty nisëm të bisedonim, më dha numrin e telefonit dhe filluam të komunikonim me mesazhe”; ka treguar Genta
Në planet e çiftit është menduar edhe dasma por për shkak të pandemisë kjo ngjarje do të mendohet nē vitin 2021 për të organizuar njē ceremoni pa kufizime.