KreuCelebrity

Donald Trump kundër Meghanit: Harry-t i uroj fat, do t`i duhet!

Një ditë më parë, Harry dhe Meghan patën transmetimin e parë televiziv live që prej largimit nga familja mbretërore. Princi I kërkoi amerikanëve të dalin në votime në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, por të frenohen  nga gjuha e urrejtjes, dezinformimit dhe negativitetit në internet.

Një gazetar e pyeti Donald Trump cfarë mendimi kishte për këto deklarata dhe faktin që ndonëse Duka dhe Dukesha e Sussex, hapur nuk kanë mbështetur asnjë kandidat, u duk se po inkurajonin disi njerëzit të votonin për rivalin e tij demokrat, Joe Biden. Trump u përgjigj: “Unë nuk jam një fans i saj. Ajo ndoshta e ka dëgjuar këtë, por doja të thosha se i uroj shumë fat Harry-t, sepse do të ketë nevojë.”

Meghani sakaq më herët e ka treguar se nuk është adhuruese e Trumpit që e cilëson “paragjykues grash”, e madje pat thënë se do të mendonte zhvendosjen në Kanada nëse ai fiton sërish zgjedhjet.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF