Aktori dhe Kryetari i Bashkisë së Ersekës Erion Isai është bërë baba për herë të dytë teksa familja ka mirëpritur në jetën e tyre bebushen e porsalindur.
Lajmin e ëmbël e ka ndarë me publikun vetë Isai nëpërmjet një postimi në Instagram ku ai shkruan:
“U bëmë 4. Faleminderit Zot! ❤. Erdhi tek ne vajza e dytë. Quhet: E’dua. Përulem para Zotit për bekimin më të madh që më ka dhënë! Nga sot, shërbëtor i 3 princeshave”
Erion Isai dhe bashkëshortja Ajlin janë edhe prindër të një vajze 3 vjeçare e cila quhet Ajër.



















