Gjatë muajve të karantinës David Beckham nisi të merrej me rritjen e bletëve, pasion që ish yllit të futbollit i lindi së fundmi.
Babai i katër fëmijëve muajt e fundit ka ndarë herë pas here foto e video nga kopshti duke mbledhur mjaltë nga hojet.
Tani duket se 45 vjeçari do ta kthejë hobin e tij në biznes duke lancuar edhe emrin e ‘brandit’ të mjaltit organik që do të mbajë firmën e David.
‘D Bee, Seven Honey and Goldenbees’ do të quhet biznesi më i ri i familjes Beckham të cilin si çdo sipërmarrje tjetër e familjes pritet të zgjerohet së shpejti.