KreuCelebrity

Monica mbush 56 vjec: “ Nuk kam frikë nga plakja”!

Feston 56 vjetorin, por Monica Bellucci në fakt mund të quhet një “aktore pa moshë”. Ylli i kinemasë italiane është nga të paktat që ka arritur ta ruajë pamjen e saj të bukur padyshim me një kujdes të madh për fytyrën e trajtime, por pa ndërhyrje estetike tjetërsuese, nga ato që I kanë ndryshuar fytyrën ndonjë kolegeje të saj.

Në një intervistë për “Vogue Arabia”, Monica rrëfeu se është kujdesur gjithmonë dhe nuk e ka lënë asnjëherë pas dore lëkurën. Por nuk është e fiksuar pas moshës.  Aktorja ka një filozifi të sajën për kohën që kalon. “Mendoj se me humbjen e rinisë, jeta të jep mundësinë të vëresh dhe shikosh perspektiva të reja, Kjo do të thotë që të fitosh privilegjin e ekperiencës dhe të pjekurisë, “- shprehet ajo.