Adelina Tahiri është përfolur shumë për martesën e saj me biznesmenin maqedonas Serjozha Markov, me të cilin e kanë tashmë një djalë, Jonin. Por lidhja e tyre shkon shumë mirë, sic e tregojnë qartë dhe fotot që ajo poston vazhdimisht në rrjetet sociale, ku shihen shpeshherë dhe dhuratat luksoze me të cilat e përkëdhel i shoqi.
Dhe ka qenë pikërisht një foto e saj e cila i tregon të përqafuar ajo që ka bërë të lindin dyshimet se këngëtarja është sërish në pritje të ëmbël. Në të, barku i Adelinës duket i rrumbullakosur, dhe Serjozha ka vënë dorën sipër.
Disa nga ndjekësit e komentuan menjëherë si shenjë se dicka e mirë po mbërrin për ciftin!