Crazy Fall nga Ilda Lumani

Letra e editores/ nga Ilda Lumani

Vjeshta është një stinë rinisjeje, që zë e jeton që me ardhjen e shtatorit, ku emocionet e fillim shkollës, i lënë rradhën preokupimeve dhe angazhimeve të një ‘start-i’ të ri! E teksa ndjen pikat e para të shiut mendon për gardërobën. Ajo është një tundim në çdo stinë!

Por, tendenca që do të donim të provokonim në këtë edicion të BORDO përfshin një look të plotë! Enada At’Nikolla teksa pikasi flokët portokalli të Besjanës në një postim të mjeshtres së flokëve dhe grimit, Egerta Shehu, në faqen e saj të instagramit (G Studio_) e skicoi menjëherë imazhin që do të kishte në kopertinë.

Mandej, kuadratat janë për të fjala e këtij sezoni. Andaj, nga atelieja e saj këtë sezon do të shohim mes modeleve të shumtë si disajn të preferuar kuadratin! Flokët në ngjyra të ndryshme do t’ju bëjnë të jeni të veçantë dhe të tërhiqni vëmendjen në çdo ambient!

Italoptik, dyqani i parë privat i syzeve në Shqipëri, sjell një editorial të dedikuar me ngjyrat e sezonit. Syze të cilat përveç pranë dy dyqaneve historike tek Selvia dhe në TEG, tashmë i keni më pranë se kurrë, në qendrën Arena!

Në faqet e Artit do të gjeni një nga Bienalet më të veçanta, që organizohet për herë të parë në Shqipëri, siç është ajo dedikuar karikaturës. Flet për ne organizatorja Flora Nikolla dhe karikaturisti Agim Sulaj.

Kujtojmë gjithashtu skulptorin shqiptar Arben Bajo, i cili humbi betejën me Covid-19 këtë verë. Një intervistë e tij për BORDO pak vite më parë, na dëshmon për artistin dhe njeriun e rrallë!

Në kopertinën e BORDOMEN, Xhani Shqerra ndan eksperiencën e parë si moderator i një programi ‘lifestyle-i’ në Itali.

Rubrikat e përhershme të BORDO do t’ju sjellin aromën e vjeshtës dhe motivojnë edhe më shumë në këtë stinë!

Lexim të këndshëm miq!

easy dinner ideas
Previous Article