KreuCelebrity

Princeshë Eugenie fotografohet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur!

Princeshë Eugenie dhe bashkëshorti i saj Jack Brooksbank janë në pritje të fëmijës së parë, teksa presin të bëhen prindër në fillim të vitit 2021.

Mami në pritje anëtare e familjes mbretërore britanike, bëri publik lajmin e pritjes së ëmbël muajin e kaluar dhe sipas një deklarate të lëshuar nga Pallati Mbretëror, mbretëresha Elisabeth është shumë e lumtur për stërnipin që do t’i bashkohet familjes.

Eugenie është fotografuar këtë të mërkurë në Londër, e veshur me një fustan me lule, pallto dhe çizme blu, ndërsa nuk ka harruar të mbajë maskën në fytyrë.

Kjo është dalja e parë publike e princeshë Eugenia dhe në këtë mënyrë edhe pamja e parë me barkun e rrumbullakosur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF