Keni vendosur destinacionin ku do pushoni, keni përgatitur edhe valixhen, por nuk dini se çfarë do të vishni gjatë rrugës? Look-u ideal për në aeroport kërkon së pari komoditet, askujt nuk do t’i pëlqente që xhinset skinny t’a shtrëngonin kur ka disa orë fluturim.
Duhet të keni veshje të buta, këpucë praktike dhe çanta sa më të mëdha të cilat mbajnë gjithçka që ju nevojitet. T’i jepni përparësi komoditetit nuk nënkupton aspak të hiqni dorë prej stilit tuaj.
Ja disa ide mjaft praktike për t’u dukur komode, bukur edhe me stil edhe gjatë udhëtimit tuaj. Pushime të mbara!
Ah, mos harroni maskat!