Prej datës 22 shtator deri më 28 shtator mbahet Java e Modës në Milano, nga ku stilistët italianë prezantojnë koleksionet e tyre për Pranverë- Verë 2021.
Ndryshe nga çdo vit tjetër, për shkak të pandemisë koleksionet e stilistëve të njohur në Javët e Modës po i prezantojnë stilimet e tyre virtualisht nëpërmjet videove online.
Missoni në koleksionin e tij për Pranverë- Verë 2021 ‘feston’ vendet italiane të dashura për familjen.
Fendi sjell në pasarelë një grua të sofistikuar dhe femërore, me referenca të mrekullueshme për të kaluarën. Dhe në fakt pamja është një copë kujtese e krijuar nga Silvia Venturini Fendi.
Nga ana tjetër, Alberta Ferretti është frymëzuar nga feminiteti natyral i grave, midis romantizmit dhe joshjes. Ndër pjesët më të bukura janë fustanet e gjatë dhe të rrjedhshëm dhe veshjet mini dantella me mëngë të fryra.
Koleksioni i ri Dolce & Gabbana titullohet “Patchwork of Sicily”, dhe tërheq nga arkivat e markës, duke festuar elementët që kanë karakterizuar stilin e markës ndër vite. Rezultati është një përzierje shumëngjyrëshe dhe përputhja e pëlhurave, printeve të forta dhe qëndisjeve.



















