KreuFashion

Vjeshta në thonj: Frymëzohuni nga Rudina, Lori, Armina e të tjera vajza të njohura shqiptare! 

Me siguri ka ardhur momenti që të hiqni dorë nga dizajnimi apo ngjyrat e thonjve të verës, sepse me ardhjen e stinës së re, edhe trendet do të jenë të një natyre tjetër.

Nëse në verë  mund  të guxohet me ngjyrat, printet, apo format e thonjve, kalimi në stinën e artë bëhet pak më minimalist, ndonëse këtë sezon nuk përjashtohen elementët si gurët apo printe të theksuara.

Nëse ende nuk e keni një ide se si duhet të ngjajë dora juaj këtë vjeshtë më poshtë gjeni disa modele nga të cilat lehtësisht do të mund të frymëzoheni.

Mund të qëndroni në ‘ujëra të sigurta’ siç është ngjyra e kuqe, për të cilën duket se asnjëherë nuk është jashtë mode.

Një trend pothuajse i sigurt tel thonjtë, që të jep pamjen e pastër e klasik siç  edhe kërkon vjeshta që përkon me nisjen e një sezoni të ri pas pushimeve, është edhe dizajni ‘french’.

Apo nëse kërkoni të përqafoni trended më të fundit të thonjve me dizajne gjeometrike mund të frymëzoheni nga Estela.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF