KreuFashion

3 çanta,1 stinë !

Me thurje prej kashte, motive lulesh ose me thekë! Këto do të jenë këtë sezon kryefjala e modës për çantat. Ato me thurje kashte në formë kove, janë padyshim më të preferuarat, sepse mbeten simboli i Verës, qoftë për nuancat e tyre me tonalitet e shkretëtirës ose minimaliste, por edhe për shkak se janë të favorshme për të futur gjithë plazhin brenda tyre. Çantat me motive lulesh dhurojnë freski dhe mund të përshtaten me çdo stil, ndërsa çantat me thekë, i shtojnë më shumë elegancë outfitit tuaj, duke u luhatur mes stilit bohemian dhe atij ekstravagant.

_____________

Botuar ne Revisten Bordo

Gusht – Shtator

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF