KreuFashion

Të rejat e teknologjisë në Gadget, Bordo!

Gadget 

Playstation 5

Sony prezanton PlayStation 5. Konsola e re e videolojërave ka një procesor më të fuqishëm, më shumë memorie RAM dhe kartë grafike të përmirësuar. Risi e PS5 është se konsola e re do të jetë krejtësisht e bardhë dhe pozicioni natyral do të jetë ai vertikal. Komanda e re Dualsense është një zhvillim i versionit Dualshock 4 e pajisur me mikrofonë në mënyrë që lojtarët të komunikojnë mes tyre pa pasur nevojë për kufje.

 

Aston Martin

Kompania Aston Martin ka prodhuar motorin e parë në historinë e vet, ka aftësi të arrijë një shpejtësi rreth 300 kilometra në orë. Modeli AMB 001 do të prodhohet vetëm 100 copë, me një çmim fillestar prej 108 mijë euro destinuar tregut në Europë. Motori ka 180 kuaj fuqi, me një motor turbo dhe Aston Martin premton që ky produkt do të sigurojë një performancë të jashtëzakonshme për pilotin, përveç se komfortit dhe luksit.

 

Moto G 5G Plus

Motorola sjell versionin e ri Moto g 5G plus, duke i dhënë rëndësi dy elementëve, prakticitetit dhe shpejtësisë. Praktike sepse telefoni vjen i mbuluar me mbrojtëse silikoni dhe shpejtësi rrjeti 5G premton një përvojë superiore navigimi falë procesorit Qualcoom Snapdragon X52. Moto G ka ekran 6.7 inç, kamera ballore 16MP dhe në anën e pasme 4 fotokamera 48MP Quad Pixel4. Bateria TurboPower 20W mendohet të zgjasë 2 ditë.

 

Google Pixel Buds

Kompania Google ka surprizuar me kufjet e reja Buds Pixel, një model i avancuar pa tela, i cili spikat për cilësinë e lartë të zërit, dizajnin minimalist dhe komfortin e tyre, por ama sidomos për aftësinë që ato kanë duke u përdorur si përkthyes artificial i cili njeh 40 gjuhë. Mjafton të lidhni kufjet me Google Asist dhe ju do të merrni dhe dërgoni mesazhe të shkruara ose më zë, po ashtu mund të jepni komanda përmes zërit tuaj.

 

Garmin, ora diellore

Sot nuk është e vështirë të gjesh një orë inteligjente, por një me bateri që zgjat një javë është pak e vështirë.

Garmin sjell një orë e cila përdor rrezet e diellit për të rimbushur baterinë. Kjo teknologji inovative e karikimit diellor, realizohet falë një lenteje transparente e cila përthith rrezet dhe karikon baterinë. Me të mund të kontrolloni aktivitetin tuaj fizik, të dëgjoni muzikë, të përdorni harta virtuale, e padyshim të matni kohën.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF