KreuFashion

Receta Verore AMA CAFFE!

Në këto ditë të nxehta, përveçse mund të shijoni të gjitha produktet e freskëta të AMA CAFFE të gamës Iced Coffe Machiato dhe Cappucino, mund ta transformoni pajisjen tuaj tradicionale të kafesë në një ëndërr të vërtetë që do të sjellë atmosferën verore në shtëpinë tuaj. Revista Bordo dhe AMMA CAFFE ju zbulojnë disa receta fantastike duke zgjedhur mes kapsulave Intenso, Premium, Soprano, Decaffeinato dhe Cacao, disa shije unike për të provuar kafe të ftohtë. Le t’i zbulojmë!

Granita me kafe
Përbërësit: 2.5 ml krem qumështi, 1 lugë sheqer, 1 kapsulë Soprano, 30 gr fëstëk të freskët, 200 gr granita, 1 bustinë vanilje.
Përgatitja: Vendosni në makinën e kafes AMA kapsulën Soprano për të përftuar sasinë e duhur të kafes dhe lëreni të ftohet. Përgatitni kremin e qumështit: Hidhni qumështin në një tigan, shtoni bustinën e vaniljes dhe lëreni të ziejë duke e trazuar ngadalë derisa të trashet. Lëreni të ftohet dhe futeni në frigorifer për t’u bërë kremoze.
Në një tigan hidhni fistikët dhe kur të fillojnë të marrin ngjyrë, shtoni pak sheqer për t’i karamelizuar. Shtojini pak kafe Soprano për të marrë aromën e kafes. Akullin e grimcuar bashkojeni me kafenë, pastaj vendoseni në pjesën e fundit të filxhanit, shtoni kremin e qumështit dhe sipër vendosni fistikët. Në fund dekorojeni me disa pika kafe ose kakao.

 

Liker me Kakao
Përbërësit: 200 ml alkool, 300 ml ujë natyral mineral, 400 gr sheqer, 1 kapsulë kakao AMA, 1 bustinë vanilje.
Përgatitja: Vendosni kapsulën e kakaos në eksperesin AMA dhe përftoni sa më shumë kakao. Masën hidheni në një tigan, duke e përzier me sheqerin derisa të shkrijë duke e trazuar ngadalë në nxehtësi mesatare. Shtoni ujin mineral dhe lëreni të ziejë për 5 minuta derisa të krijohet një shurup me aromë dhe ngjyrën e kakaos. Shtoni bustinën e vaniljes dhe më pas alkoolin. Lëreni të ftohet dhe më pas kullojeni me një sitë të imët për të shmangur kokrrat e kakaos. Vendoseni në një shishe qelqi të sterilizuar më parë dhe izolojeni. Vendoseni në tëmperaturë ambienti dhe mund ta konsumoni pas 3 ditësh.

Kasatë AMA
Përbërësit: 200 ml krem i freskët, 2 vezë, 50 gr sheqer, 1 filxhan kafe Intenso, 1 filxhan kafe Premium.
Përgatitja: Hidhni vezët në një tas, shtoni kremin e qumështit, pastaj sheqerin dhe në fund kafenë Premium të përgatitur me ekspresin e AMA. Rrihini në mikser derisa të krijohet një përzierje homogjene. Në fund shtoni edhe 1 filxhan kafe Intenso për ta intensifikuar aromën e kafesë.
Përzierjen hidheni në gota akulloreje dhe vendosini në frigorifer për ngrirje për të paktën 2 orë. Shërbejeni në një pjatë, duke i shtuar sipas dëshirës disa pika kafeje, ose çokollatë të grirë fondente dhe shijojeni.

Koktejl bardhë e zi
Përbërësit: 1 filxhan kafe AMA, 10 ml liker ose konjak, 1 shkop kanelle, 1 lugë krem pana e lëngshme.
Përgatitje: Hidhni në një mikser koktejli kafe ekspres dhe liker. Përziejini fort dhe më pas shërbejini në një gotë Martini shumë të ftohtë. Shtojini sipër pak krem pana të lëngshme dhe spërkateni sipër me kanellë.
Dekorojeni koktejlin me fruta ekzotike, sepse kanë shije vërtet unike.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF