KreuFashion

24 orë Naomi Campbell!

Jeta e një supermodeleje nuk është aspak e lehtë, por jo domosdoshmërisht e pamundur për t’u ndjekur për sa i takon rutinës së saj, e cila e mban atë gjithmonë në formë. Naomi Campbell tregon 24 orët e ditës së saj, me një zgjim që fillon në pesë të mëngjesit dhe shumë lëngje të gjelbër gjatë ditës….

5:00
Zgjohem në 5 të mëngjesit dhe nuk më pëlqen të vendos alarm. Esëll pi një gotë me ujë të nxehtë me limon dhe probiotikë. Bëj dush vetëm me sapun bebe. Pi një lëng me aloe vera për sistemin imunitar dhe pasi bëj joga ose pilates, pi një gotë me lëng jeshil. Preferoj xhinse Armani, balerina Alaïa dhe kanotiere.

7:00
Dal nga shtëpia në orën 7:00 me makinën time Maserati SUV. Telefonin e përdor për thirrje telefonike me BlackBerry dhe postën elektronike përmes iPhone. Kam dy qen, Milo dhe Winston, të cilët shpesh i marr me vete. Jam një vegjetariane, ndaj shpesh mbaj ushqime me vete që i marr nga shtëpia. Konsumoj shumë fruta të thata: arra, bajame ose kajsi. Kur shkoj në studion time, kaloj pak kohë për kujdesin ndaj flokëve.

9:15
Kontrolloj agjendën ditore dhe kur kam takime për sfilatat i përmbyll vetë ato, ose në të kundërt pjesën tjetër ja lë në dorë avokatëve të mi. Më pëlqen të ndihmoj vajzat e reja që duan të futen në industrinë e modelimit, ndaj u jap këshilla se si të ndihen më të lirshme.

12:00
Dreka ime është sallatë me perime. Por ndodh që dreka ime mund të jetë vetëm një lëng perimesh. Konsumoj deri në tre lëngje jeshile në ditë, duke i kombinuar me çaj kamomili ose nenexhik. Kur kam kohë ndjek në shtëpi kurse gatimi online për të zbuluar receta të reja vegane për t’i konsumuar vetë.

18:00
Dal shpesh për të bërë blerje nëpër dyqane. Markat e preferuara janë: Azzedine Alaïa, Alexander McQueen, Dolce & Gabbana, Givenchy, Louis Vuitton, Roberto Cavalli, Versace, Marc Jacobs dhe Zac Posen. Kur nuk kam ndonjë punë më pëlqen të bëj një klasë Zumba në mbrëmje.

19:30
Më pëlqen të ha pa kaluar ora tetë e darkës. Prandaj preferoj të ha në shëpi, ose kur dal me miq, ha shumë lehtë. Ha gjithmonë një ëmbëlsirë në ditë, sepse kur trupi nuk ka mjaftueshëm sheqer nuk fle dot. E adhuroj muzikën dhe kërcimin, rap, rock, pop, punk. E dua muzikën U2 dhe Barbra Streisand.

2:00
Shkoj për të fjetur rreth orës 2 të mëngjesit, por kjo varet nga impenjimet. Kur kam sfilata, ndodh që shtrihem më herët në shtrat për të qenë në formë ditën tjetër. Masazhoj këmbët për pak minuta tre herë në javë. Shpesh më zë gjumi duke ndjekur ndonjë shfaqje televizive, ku i preferuari im është Andy Cohen, ose me pak muzikë në sfond. Ah, për pak harrova: Unë lutem çdo ditë dhe natë, ndaj edhe më zë gjumi për 5 minuta.

_____________

Botuar në Revistën BORDO

Numri Qershor-Korrik 2020

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF