KreuFashion

Duhet të shihni 6 modelet më të rehatshme të sandaleve të verës!

Me temperaturat e larta dhe vapën zhuritësë të verës, komoditeti është ai element që askush nuk do të donte ta sakrifikonte, qoftë edhe për t’u dukur bukur.

Duket se këtë verë dizenjuesit e këpucëve kanë menduar të krijojnë një paketë të plotë të aksesorit të këmbës, duke gërshetuar dizajnin elegant me rehatinë.

Gjithmonë kemi menduar se sofistikimi i përket takave të larta, por ky sezon duket se e hedh poshtë me mjeshtëri edhe këtë rregull të pashkruar, pasi ndonëse pa asnjë centimetër mbi tokë, me këto sandale do të ndiheni ‘fashion’, rehat, praktike dhe mbi të gjitha freskët.