Dokumentimi i dashurisë së një çifti nëpërmjet fotove me fustanin e bardhë nusëror dhe me kostumin dhëndëror gjithmonë e më tepër po i kushtohet rëndësi nga çiftet që priten të martohet.
Së fundmi, ky ritual (seti i fotove të dasmës) është aq i rëndësishëm sa çiftet caktojnë një ditë për t’ja kushtuar krejtësisht fotove, duke zgjedhur destinacione sa më interesante, brenda apo edhe jashtë vendit.
Përpos një fotografi të mirë, disa ide se si mund të bëheshin disa foto në ditën tuaj të bukur, mendojmë se janë të mirëpritura. Ndaj më poshtë ju tregojmë disa shkrepje, të cilat fare mirë mund t’i adoptoni edhe ju.