Pika e fortë e garderobës së kësaj stine duket se do të jetë fundi xhins, i cili sugjerohet si trend për Pranverë/ Verë 2020.
Sfida e markave prestigjoze që rikthyen në front fundin xhins duket se qëndron në faktin e detajeve të vogla të punimeve me dorë në këto funde. Sa i përket gjatësisë, ajo lihet në dorën tuaj; deri tek gjuri apo mbi gju; i gjerë apo i ngushtë stilistët kanë lēnë hapësira të mjaftueshme për secilēn shije.
Si mund të kombinohet një fund i tillë? Edhe në mënyrën e kombinimit zgjedhjet janë të shumta .Fare mirë mund të vishet me një T-shirt, këmishë burrash, apo me një xhaketë zyre.



















