43 vjeçarja Reese Witherspoon ka zbuluar tre hapat kryesore që ajo ndjek në rutinën e bukurisë së saj për përkujdesjen e lëkurës. Në instagramin e saj, aktorja e njohur ndau me ndjekësit rutinën e përnatshme që ajo ndjek para se të shkojë në shtrat.
Hapi i parë: Pastrimi i fytyrës! Reese përdor vajin Elizabeth Arden Ceramide Replenishing Cleansing, për të hequr çdo lloj produkti nga lëkura e saj.
‘Para se të nis përdorimin e produkteve të tjera unë heq papastërtitë dhe make-up-in me këtë vaj që është i mrekullueshëm. Më heq çdo papastërti dhe fytyra ime është e butë dhe e hidratuar. Apsolutisht e dua këtë vaj’; tregon aktorja e famshme.
Hapi i dytë: Masazhimi i fytyrës!
Ky është një hap që neglizhohet nga pjesa më e madhe e vajzave dhe grave dhe dermatologët thonë se ky është një hap tejet i rëndësishëm për lëkurën. Ëitherspoon nuk e lë kurrë pas dorë masazhimin e fytyrës. Mund të përdorni një ‘roller’ për ta bërë më të lehtë masazhimin, por edhe nëse nuk e keni mund të përdorni duart. Masazhi i fytyrës rrit qarkullimin e gjakut dhe e bën lëkurën të duket më e shndritshme dhe më e relaksuar.
Hapi i tretë: Peeling!
Pas një masazhi të shpejtë, Reese lan fytyrën me ujë në ngrohtë dhe është gati për hapin e tretë që përmban peeling në shtëpi. Sërish nga marka Elizabeth Arden Prevage Progressive Reneëal Treatment, aktorja përdor një set prej 4 flakonësh duke bërë peeling 4 herë në javë.