KreuFashion

Status i ri, pamje e re: Jonida Vokshi na mrekulloi me ‘look-un’ e ri!

Më 18 qershor moderatorja Jonida Vokshi dhe bashkëshorti Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë teksa mirëpritën në jetën e tyre vajzën Emi.

Në fakt mami Jonidës nuk ju desh aspak të shqetësohej për kilogramët apo strijat e mbetur pas lindjes, pasi sapo bebushja erdhi në jetë, në vetëm pak ditë më pas bukururoshja e ekranit erdhi në formë të shkëlqyer fizike.

Tashmë që Emi ka hyrë në muajin e dytë të jetës e po ashtu Jonida në muajine  dytë të mëmësisë, si për të kremtuar statusin e ëmbël, Vokshi ka freskuar paraqitjen e saj, duke ndryshuar ngjyrën e flokëve.

Brunia e përhershme, kësaj here theu ‘tabutë’ e saj, dhe fare surprizë moderatorja u kthye në gjysmë bionde. ‘Look-u’ i ri i mami Jonidës rrëmbeu qindra komplimenta nga ndjekësit, të cilët të mësuar me flokët e errëta të Jonidës, u surprizuan jo pak nga ky ndryshim i beftë i moderatores.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF