Flokë të çregullt, me krehje natyrale që japin ndjesinë e lirisë dhe freskisë që kërkon vera, këtë sezon nuk mund të krijojnë një ‘look’ të plotësuar pa një aksesor në to.
Nga rrathët e kokës, që prej disa sezonesh po qëndrojnë krenar si trend In, e deri tek karficat me motive e printe të ndryshme, këtë verë do të jenë patjetër pjesë e stilimit të flokëve të lagur nga deti ose jo.