Edhe pse Olta Gixhari vetë e kishte mbajtur të fshehtë, të motrës “ i rrëshqiti” goja tek Rudina dhe na e tregoi gjininë e fëmijës që aktorja pret të sjellë në jetë: një djalë! Ajo vetë tani e konfirmoi me foton më të ëmbël! Aty shihen duart e shtrënguara të saj dhe partnerit që kanë kapur një palë këpucë të vogla ngjyrë bojëqielli. “ Shikoni kush po vjen, djali ynë”, ka shkruar Olta në krah të fotos.
Look who’s coming! #ourboy Photographer @marco_poal
Ajo është në fundin e pritjes së ëmbël, dhe duket se shtatzania i ka shkuar për mrekulli! Aq mirë ndihet sa këto ditë kishte dalë të bënte edhe hiking!