KreuFashion

5 fondotintat më të mira për lëkurat me akne!

Vendosni make up në mënyrë të përditshme, keni lëkurë problematike dhe me akne? Nga njëra anë mundoheni t’i mbuloni problemet e lëkurës suaj, por nga ana tjetër mund të jeni duke përdorur një krem të gabuar i cili mbyll poret ose shton akne të reja në sipërfaqen e lëkurës…

Si të shmangni aknet dhe atë shkëlqimin e bezdisshëm të yndyrës? Zgjidhni gjithmonë produkte të cilat janë mat! Ju sugjerojmë markat më të mira të kozmetikës që luftojnë aknet! Jeni gati t’i maskoni njëherë e mirë e t’i trajtoni me këto fondotinta?

Bareminerals Matte Foundation SPF 15

Shpesh, kur përdorni një bazë pudre në trajtë pluhuri mund t’ju ndodhë që t’i nxirrni më në pah puçrrat që keni në lëkurë. Formula e Bare Minerals luan me to e i mbulon në mënyrë perfekte në sajë të përbërjes mat. Formula e saj, pudër e presuar dhe mat shkrihet në lëkurë dhe i jep asaj një prekje të butë e natyrale.

Clinique Liquid Make Up

Fondotinta e lëngshme Clinique njihet si një produkt i cili u jep zgjidhje problemeve me aknet. Situata është në favorin tuaj: Mbuloni problemet ndërkohë që ky produkt edhe i trajton ato!

Formula e Clinique përmban përbërës kryesor që lufton aknet: acidin salicilik!

Tarte

Fondotinta Tarte ka si funksion që me t’u aplikuar të thithë menjëherë gjithë yndyrën e tepërt të mbledhur në lëkurën e fytyrës suaj. E gjeni në të gjitha nuancat sipas ngjyrës së lëkurës, ofron mbulim të plotë dhe 12 orarsh në fytyrë sikur ta kishit aplikuar në çast!

Cover Fx Natural Foundation

Kjo pudër është plot me vitamina, redukton skuqjet e irritimet në lëkurat e ndjeshme dhe ka si funksion ta përmirësojë ndjeshëm atë. Sapo të gjeni nuancën e përsosur për tipin e lëkurës suaj, do ta keni shumë të lehtë edhe mbulimin e zonave problematike të saj.

Estee Lauder

Fondotinta Estee Lauder qëndron në lëkurë duke përballuar temperaturat e nxehta, lagështirën apo edhe stërvitjet intensive në palestër pa i rënduar aspak poret tuaja. Formula e saj bën të mundur që të sigurojë mbulimin për të cilin ju keni nevojë, qoftë një njollë në lëkurë apo një sipërfaqe më të madhe me akne problematike.

Qëndron e butë mbi lëkurë, pa ndryshuar tonalitet në çfarëdo lloj situate.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF