Pushimet nisin me entuziazëm të madh, e kush nuk e ka bërë atë numërimin mbrapsht të ditëve të fundit në punë, para udhëtimit në pritje bashkë me valixhen e cila si në pak raste është bërë gati me rregullsi deri në detaje. Por krejt e kundërta ndodh në fund të këtyre ditëve që ikin me aq vrap.
Dhe ja vlen momenti, ndodhesh sërish para kompjuterit. Në këtë moment shumë njerëz përballen me depresionin pas pushimeve, i cili dallohet nga një mungesë produktiviteti në punë. Kjo gjendje ka si shkaktar pikërisht përvojën e bukur gjatë pushimeve verorere apo udhëtimeve të bëra.
Studiuesit amerikanë japin këshillat praktike për ta mposhtur këtë lloj depresioni
1.Shijoni përvojat dhe kujtimet dhe kuptoni se rikthimi në përditshmërinë tuaj është i paevitueshëm. Ndihuni mirënjohës që kishit mundësitë dhe i shijuat pushimet këtë vit. Shumë njerëz as nuk e kanë këtë mundësi
2.Mbani elementë të udhëtimit në përditshmërinë tuaj, kështu mbani gjallë entuziazmin e ditëve të bukura.
3.Rivlerësoni jetën tuaj. Në fund të fundit puna juaj është e bukur. Flisni me miqtë dhe kolegët tuaj për të ndarë së bashku eksperiencat.
4.Mos u ankoni, jo të gjithë do solidarizohen me ju, disa kolegë mund të mendojnë se po ankoheni pa arsye apo që jeni i llastuar.
5.Mo u inatosni me familjarët dhe kolegët tuaj, nuk e meritojnë, sidomos nëse ata kanë vijuar përditshmërinë pa bërë pushime.



Flora & Fauna !

Receta verore: Part 2

Pse Celine?.. Në BORDO Fakt



Receta: Me frutat e stinës











Rangers-at e Librit të Mjedisit!
