KreuFashion

Pse Celine?.. Në BORDO Fakt

Celine

Origjina

Shtëpia lusoze e modës u themelua në vitin 1954 nga Céline Vipiana dhe gjithçka nisi me një butik këpucësh për fëmijë, e më pas u krijuan produktet e tjera kryesisht këpucë dhe çanta, të cilat u kthyen në simbol të luksit dhe cilësisë së lartë, ku materialet ishin thembra e Akilit, duke sjellë një game ngjyrash mbresëlënëse.

 

Gruaja moderne

“Gruaja moderne nuk ka nevojë për veshje të bukura, por elegante’ u shpreh stilistja, çka e identifikoi atë drejt serive të veshjeve chic. Edhe pse fillimisht krijoi pwr shtreswn e mesme, pak nga pak kjo markw u identifikua si simbol i të pasurve dhe sidomos personazheve të njohur të kinemasë.

 

Transformimi

Logoja e Celine ishte shumë e veçantë: një elefant i kuq i krijuar nga karikaturisti Raymont Peynet. Porn ë vitet ‘70, pasi Celine kishte hapur butikë në të gjithë globin, ridizajnoi logon e cila kishte në qendër dy ‘Cs’, të cilat simbolizonin monumentin parizian të Harkut të Triumfit.

 

Vent Fou

Në vitin 1963 Celine krijoi linjën e grave me këpucë dhe çanta prej lëkure të kalibrit të lartë, shoqëruar me rripa dhe doreza që prodhoheshin në Firence, ndërkaq po atë vit prezantoi Vent Fou, parfumin e parë të markës me bazë galbanum, jasemin dhe trëndafili.

 

Pse Celine?

Kur Michael Kors u emërua drejtor krijues i markës Celine ai rimodeloi gjithçka duke u bazuar tek AND-ja e kompanisë, një stil dedikuar elitës së modës. Edhe pse një proces i ngadaltë që zgjati nga 1997 deri në vitin 2004, ai dëshmoi se Celine mbetej frymëzim për shumë krijues dhe admirues të modës.

___________

Botuar ne Revisten Bordo

Gusht – Shtator

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF